Osmani: “Nuk do të shkelim mbi linjat e kuqe që të marrim më shpejtë datën për bisedime me BE-në”


Nëse dikush mendon se ne duhet të shkelim mbi vijat tona të kuqe që dikush të ishte i lumtur me një takim, ky nuk është pozicioni ynë. “Dikush tjetër mund ta bëjë, por ne do të qëndrojmë në qëndrimet tona në Kuvend dhe këto parime janë më të rëndësishme për ne se një ditë më shumë apo më shpejt”, tha sot ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Duke komentuar deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar të Komisionit Evropian, Josep Borrell, Osmani tha se i dërguari i BE-së nuk është përgjegjës për zgjerimin e BE-së dhe nuk mund të pritet që të premtojë datë, por që vizita e tij në vend është domethënëse.

“Dhe dje thashë se Borrell nuk është përgjegjës për zgjerimin në Bashkimin Evropian. Vendimet për fillimin e negociatave dhe zgjerimin i marrin 27 shtetet anëtare, ndaj besoj absolutisht se Borell, me vizitën e tij në Shkup, si destinacioni i parë për të mirëpritur harmonizimin e politikës sonë të jashtme me atë të Bashkimit Evropian, ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, por nuk duhet pritur që ai të bëjë një premtim.

Ne kemi marrë obligim nga 26 shtete anëtare dhe kemi një çështje të hapur me Republikën e Bullgarisë me të cilën po mundohemi ta tejkalojmë”, tha Osmani.

Sipas tij, bisedimet e grupeve punuese të formuara nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria po zhvillohen me dinamikë të mirë. Së shpejti pritet të mbahet mbledhja e grupit punues për çështjet ekonomike, ndërsa pak ditë më parë është mbajtur edhe grupi punues për integrimet evropiane.

Baby Boo