BE diskutime për një ndihmë prej 5,7 miliardë euro për refugjatët në Turqi, Liban dhe Jordani

Komisioni Europian do të propozojë për drejtuesit e 27 vendeve që do të mblidhen në samit në Bruksel për të akorduar 5,7 miliardë euro për financimin e ndihmës për sirianët refugjatë në Turqi, në Libi dhe në Jordani deri në 2024

Një shumë prej 3,5 miliardë eurosh është e destinuar në mbështetje të 3,7 milionë sirianëve të vendosur në Turqi, të larguar nga konflikti në vendin e tyre.
“Financimi i parë prej 535 milionë eurosh është zhbllokuar tashmë për të vazhduar veprimet e Turqisë gjatë vitit 2021”, thekson dokumenti.

Propozimi ishte kërkuar nga drejtuesit europianë në mars, por Komisioni kishte vonuar zbatimin e tij.
Ai do të diskutohet sot nga përfaqësuesit e vendeve anëtare. Projekti më pas do të shqyrtohet nga udhëheqësit europianë të cilët do të takohen me sekretarin e përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, të ftuar në samitin e tyre.
Guterres mbërriti sot Bruksel për bisedime me Komisionin Europian dhe me autoritetet belge.