Osmani: “Më e rëndësishme është që Bullgaria ta tërheq veton“


Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani, sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, tha se më e rëndësishme se caktimi i datës për fillimin e negociatave me BE-në, është nevoja që Bullgaria ta tërheqë veton e saj.

Osmani shtoi se nëse do të ketë një vendim të tillë nga Sofja, mund të thirret një takim i jashtëzakonshëm online i BE-së.

“Ne nuk jemi të lidhur me datën aq shumë sa me nevojën që Bullgaria të tërheqë veton e saj, dhe për këtë duhet të ketë një periudhë bisedimesh për të kapërcyer çështjet e parashikuara në paketën prej pesë pikash.”

Baby Boo