Për ato që kërkojnë vendparkim në Tetovë, ja procedura!


Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit” Tetovë njofton të gjithë qytetarët se duke filluar nga data 10.01.2022 kërkesat e tyre për vendparkime mund t’i dorëzojnë në zyrat e ndërmarrjes.

Për shfrytëzuesit e shërbimeve të parkimit në parkingjet publike dhe në hapësirat publike të destinuara për parkim, të cilat shfrytëzohen nga Ndërmarrja Publike “Parkingu i qytetit” – Tetovë, ofrohen disa aspekte të favorshme për kategoritë e banorëve dhe punëtorëve.

Përdoruesit e tjerë kanë të drejtë të aplikojnë nëse tregojnë interes për kategoritë e ofruara dhe nëse plotësojnë kushtet e nevojshme. Për të aplikuar për të drejtën e shfrytëzimit të shërbimit të parkimit, duhet të plotësoni një formular KËRKESË – KONTRATË dhe të dorëzoni dokumentet e nevojshme sipas kategorisë së aplikimit.
————

Baby Boo