Osmani kujton heroin Tahir Zemaj në 19 – vjetorin e vd*ekjes


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar në 19 vjetorin e vdekjes heroin e Kosovës, kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin, shkruan IndeksOnline.

Ajo tha se Kolonel Zemaj ishte njeriu që i doli zot vendit dhe në historinë e luftës çlirimtare do të kujtohet si strateg i betejës së lavdishme të Loxhës.

“Nëntëmbëdhjetë vjet nga vrasja e Heroit të Kosovës, kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Kujtimi për ta nuk zbehet, sepse secili në mënyrën e vet, atdheut iu bë shërbëtor. Kolonel Zemaj ishte njeriu që i doli zot vendit dhe në historinë e luftës çlirimtare do të kujtohet si strateg i betejës së lavdishme të Loxhës. Mbetet peng zbulimi i vrasjes së tij, si më i rëndësishmi nderim që mund t’i bëhet!”, tha ajo!

Baby Boo