Ja të dhënat zyrtare për të infektuarit në Maqedoninë e Veriut


Gjatë orëve të fundit janë shtuar rastet e të infektuarëve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 404 testeve të realizuara, 68 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 828.

Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet mbetet 34.

Gjatë ditës së premte dhe të shtune prej 586 testeve të realizuara, 49 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 760. Dy veta kanë ndërruar jetë. Ndërkohë, sot është dita e dytë e ndalimit të plotë të lëvizjes në Maqedoninë e Veriut gjatë fundjavës, e cila ka filluar që nga dita e premte në ora 16 dhe do të zgjasë deri nesër në ora 5 të mëngjesit. Masa e tillë u vendos si përpjekje për të zvogëluar përhapjen e virusit korona në vend, i cili ka marrë jetën 34 njerëzve dhe janë infektuar 760 persona. Gjatë orës policore ndalesa për lëvizje nuk vlejnë për policinë, armatën, punonjësit shëndetësore, marketet dhe restorantet të cilët bëjnë shpërndarjen e prodhimeve. Gjatë fundjavës, Inspektorati Shtetëror i Tregut do kontrolloj marketet që funksionojnë nëse kanë lejet e duhura për funksionim nga shtabet e krizave në qytetet paraprake. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit informon të gjithë fermerët të cilët nuk janë regjistruar në Regjistrin e Ndërmarrjeve Bujqësore dhe të cilët duhet të kryejnë aktivitete bujqësore gjatë fundjavave, këtë gjë mund ta bëjnë nëpërmjet telefonit, të informojnë Shtabin Komunal të Krizave dhe të kryejnë aktivtetet e tyre.

Baby Boo