Osmani: Kryeministri shqiptar” nuk është çështje etnike


Bashkimi Demokratik për Integrim do të koalicionon me çdo parti që do të respektojë marrëveshjen e Ohrit, Prespës dhe marrëveshjen me Bullgarinë, deklaroi zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe zëdhënësi i BDIsë Bujar Osmani në intervistë për televizionin Telma. “Kushti ynë i parë për koalicion për çdo parti është respektimi i Marrëveshjes së Ohrit, së Prespës dhe marrëveshjes me Bullgarinë. Për ne është shumë me rëndësi të ketë ndërmarrje publike të obligimeve për implementimin e marrëveshjeve” nënvizoi Osmani duke shtuar se në negociatat për qeverinë e ardhshme “ata do të ulen në proces demokratik për të ofruar argumentet e tyre”. Osmani në intervistë deklaroi se BDIja ishte partia e vetme politike në këto zgjedhje që ka pasur vetëm fushatë pozitive dhe nuk ka pasur retorikë negative ndaj askujt. “Absolutisht ndaj askujt, edhe pse të gjithë ishin kundër nesh, të gjithë të brendshëm të angazhuar nga jashtë dhe tërë makineria propa*ganduese të partive politike. Ne ishim vetëm dhe nuk i kundërshtonim dhe nëse keni ndjekur mirë fushatën as nuk u përgjigjnim atyre su*lmeve dhe pro*pagandës ndaj nesh por përkundrazi kishim program kishim koncept kishim kandidatë të mirë dhe e promovuam atë koncept dhe ata kandidatë” theksoi Osmani.

Ai theksoi se zgjidhjet ligjore që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit, kanë përfunduar me Ligjin për gjuhët dhe pjesa legjislative është e mbyllur. “Sidoqoftë, fryma e Marrëveshjes së Ohrit do të ekzistojë për sa kohë që ekziston shqiptari i fundit në këtë shtet”, theksoi Osmani. Sipas tij, koncepti “kryeministër shqiptar” nuk është çështje etnike por çështje e arritjes së barazisë. “Do të ishte çështje etnike nëse ajo parullë nuk përmbante kandidat në vetë konceptin, por thjesht do t’i referohej përkatësisë etnike. Sidoqoftë, në kushtet kur një shtetas i Republikës së Maqedonisë të Veriut i propozuar nga partia del si kandidat për kryeministër, mendoj se është pasuri në çdo vend dhe është brenda të gjitha parimeve demokratike dhe juridike sepse besojmë se kemi bërë favor për shqiptarët sepse në këto zgjedhje kemi luajtur në ‘Ligën e Parë’. Ne jemi mësuar me pozicionin e kryeministrit të garojnë vetëm dy parti politike maqedonase as nuk ka asnjë mundësi të tretë për sa i përket opsionit të përgjithshëm të tretë e as një parti politike shqiptare nuk mund të aspirojë për pozicione të tilla në një monopol ekskluziv” tha Osmani.

Baby Boo