Osmani: Komisioni i Venecias, përdorimi i gjuhës shqipe në uniforma e bankënota krejtësisht brenda normave


Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në një dalje për mediat pas vlerësimit të Komisionit të Venecias për ligjin e gjuhëve tha se Komisioni i Venecias konstatoi se përdorimi i gjuhës shqipe në uniforma dhe bankënota është krejtësisht brenda normave, duke dhënë edhe disa shembuj për ta ilustruar më mirë këtë mendim.

Ligji u dërgua në Komision në momentin kur partnerët e koalicionit nuk arritën të dakordoheshin për nenin 8, i cili parashihte përdorimin e dygjuhësisë në banknota dhe në uniformat e ushtrisë. Prandaj asaj kohe këto dy dispozita u hoqën nga ligji, ndërsa ligji vazhdoi në procedurë parlamentare, dhe këto dy dispozita u dërguan në Komision të Venecias për t’u vlerësuar. Komisioni i Venecias konstatoi se përdorimi i gjuhës shqipe në uniforma dhe bankënota është krejtësisht brenda normave ndërkombëtare dhe ata japin disa vende në të cilat dygjuhësia përdoret në bankënota dhe uniforma- tha Osmani.

Baby Boo