Ahmeti: Rama tek unë ka një vëlla dhe një derë të hapur për punë të mbara


Lideri i BDI-së Ali Ahmeti po merr pjesë në Ohër në“Forumin e Prespës për Dialog” ku midis të tjerëve janë edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Ali Ahmeti ka komentuar takimin që ai ka zhvilluar me z Edi Rama duke e quajtur atë të veçantë dhe duke i’a uruar njëkohësisht fitoren në zgjedhjet e fundit Parlamentare.

“I veçantë është Edi, kënaqësi të flasim shtruar e vëllazërisht për punët dhe fatet tona të përbashkëta” ka shkruar Ali Ahmeti.
Ai tha poashtu se e urova për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe si gjithmonë, pa asnjë dyshim, e sigurova që tek unë ka një vëlla dhe një derë të hapur për punë të mbara.

Baby Boo