Ja kurë do të definohet data për zgjedhjet


Liderët e partive më të mëdha në vend pas pothuajse takimit tre orë e gjysmë dje pasdite dolën me besime optimiste se në fillim të javës së ardhshme, në një takim të ri tek presidenti i shtetit do të mund të dakordohen për datë të mundshme për zgjedhjet parlamentare. Është e ditur se ato  und të mbahen këtë verë. Megjithatë, pas takimit edhe opozita edhe pushteti edhe njëherë i përsëritën qëndrimet tashmë të shpalosura të ndryshme në opinion.

Epilogun nga takimi e transmetoi Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski, i cili kumtoi se në takimin e liderëve, me konsensus u vendos se shëndeti i qytetarëve mbetet prioritet dhe se në fillim të javës së ardhshme do të mbahet takim i ri për hapat e mëtutjeshëm pasi që tl merren mendime nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, KSHZ-ja dhe Zyra e OSBE/ODIHR-së.

Afatet për veprimet zgjedhore vazhdojnë sapo të ndërpritet gjendja e jashtëzakonshme

Kryeministri Oliver Spasovski në konferencën për shtyp në Qeveri, që u mbajt pas takimit, theksoi se në momentin kur të ndërpritet gjendja e jashtëzakonshme, duhet të vazhdojnë të rrjedhin afatet për verimet zgjedhore. Në takimin e liderëve, sipas tij, u bisedua dhe u ofruan data konkrete lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve, megjithatë u  vendos në nivel politik që bisedimet të vazhdojnë javën e ardhshme , duke u siguruar me atë rast disa informata të caktuara.

“Sa i përket dekretit ose mekanizmit ligjor për zgjedhjet, ajo është plotësisht e qartë. Ne nuk kishim asnjë mundësi tjetër ligjore për të shtyrë zgjedhjet, përveç që përmes këtij dekreti të vendosen në pezullim të gjitha afatet zgjedhore. Kjo do të thotë se në momentin kur ndërpritet gjendja e jashtëzakonshme, vazhdojnë të vijojnë afatet për aktivitetet zgjedhore, tha kryeministri në përgjigjen e një pyetjeje.

Spasovski përkujtoi se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i detyruar të zhvillojë zgjedhjet në bazë të afateve të përcaktuara me ligj dhe për këtë ka afate kohore të përcaktuar saktësisht, si dhe për mënyrën si do të bëhet kjo.

Data për zgjedhjet do të definohet javën e ardhshme

“Është plotësisht e qartë në bazë të dekretit të miratuar nga Qeveria, që nëse gjatë gjendjes së jashtëzakonshme janë ndalur afatet, duhet të merret parasysh norma kushtetuese që zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve nga shpërbërja e Kuvendit, kështu që, afatet të cilat kanë kaluar deri në gjendjen e jashtëzakonshme dhe ne kemi një gjendje të jashtëzakonshme ku janë stopuar të gjitha afatet, me ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme vazhdojnë të vijojnë edhe afatet më tej dhe mbahen zgjedhjet me qëllim që të shmanget mundësia e shkeljes së Kushtetutës”, tha Spasovski. 

Kryeministri gjithashtu informoi se në disa ditët në vijim do të bëhen analiza nëse do të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme. Analizat bëhen për tërë atë që është ndërmarrë deri më sot lidhur me disa segmente dhe sipas lëvizjes në ato segmente do të sillet vendim nëse sërish do të kërkohet gjendje e re e jashtëzakonshme.

Qeveria me Dekret me fuqi ligjore, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, më 21 mars i rekomandoi KSHZ-së shtyrje tl zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill. Tani partitë kërkojnë datë të re për zgjedhjet pas çka fillimisht do të konsultohej Parlamenti, e më pas do të zgjidhej edhe qeveri e re politike. Kuvendi i RMV-së u vetëshpërnda më 16 shkurt, ndërsa paraprakisht ishte formuar qeveria teknike sipas Marrëveshjes së Përzhinës e ila duhet t’i organizojë dhe mbajë zgjedhjet.

Dallime mes pushtetit dhe opozitës për terminet e zgjedhjeve

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se propozim i tyre ishte që zgjedhje të ketë më 14 qershor dhe se gjatë bisedimeve u projektuan data të caktuara për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare, varësisht nga ajo nëse dhe për sa kohë do të vazhdohej gjendja e jashtëzakonshme. Sipas tij, të gjithë u dakorduan se zgjedhje duhet të ketë 22 ditë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Data për zgjedhjet do të definohet javën e ardhshme

“LSDM dhe koalicioni në të gjitha mënyrat e mundshme bëri hapa demokratikë që të thirret Parlamenti dhe të vendoset në funksion. Kryetari i Kuvendit vendosi se nuk mund të thirret. Me atë sot u bë e qartë se vetëm shpallja e zgjedhjeve është sipas Dekretit me fuqi ligji të Qeverisë i cili ka të bëjë në 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Duke i konfirmuar të gjitha aspektet ligjore, të paktën një pjesë e rëndësishme sot kemi rrumbullakuar”, tha Zaevi. Njëkohësisht, tha lideri i partisë në pushtet, ishte e rëndësishme që u projektuan data të caktuara potenciale.

“Nëse nuk ka gjendje të tretë të jashtëzakonshme, domethënë se zgjedhjet do të ishin më 8 qershor, nëse shpallet gjendje e re e jashtëzakonshme prej 30 ditëve do të ishin më 7 korrik, ndërsa nëse bëhet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme prej dy javëve atëherë zgjedhjet do të ishin më 21 qershor, ndërsa nëse shpallet gjendje e jashtëzakonshme edhe një javë zgjedhjet do të ishin më 14 qershor. Kështu qëndrojnë të gjitha aspektet ligjore për të cilat sot diskutohej dhe nuk kishte disa kundërshtime të aspekteve ligjore”, theksoi Zaevi.

Zaev tha se ishte pajtuar që Qeveria të kërkojë përgjigje më të sakta nga OSBE/ODIHR, kur dhe çfarë misioni mund të dërgojë në vend dhe nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të dimensionojë protokolle për sjellje, duke pasur parasysh se tubime nuk do të mund të ketë, nëse mund të shkohet nga dera në derë dhe të ngjashme. Presidenti i shtetit, sipas tij, duhet të mbajë takim me anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për terminet e sakta, siç tha, “nga – deri të projektuar për datë potenciale për zgjedhje”.

Zaevi tha se nuk ka punë më të rëndësishme për ta si politikanë se sa shëndeti i qytetarëve, por se njëkohësisht të gjithë ishin pajtuar se ka besim të plotë komplet nga të gjithë në komisionet tona shëndetësore dhe të ekspertëve, veçanërisht e komisioneve profesionale dhe të ekspertëve.

Kujdesi për shëndetin e qytetarëve është kur me të vërtetë i vëmë në funksion të gjitha institucionet. Në RMV, Parlamenti është jofunksional dhe ka qeveri teknike, tha Zaev.

Lideri i LSDM-së theksoi se opozita sot nuk ka qenë e gatshme të bisedojë për datë dhe se po blen kohë. Megjithatë, beson se në fillim të javës së ardhshme mund të arrihet marrëveshje për datë për zgjedhje.

Shfaqi bindje se në fillim të javës së ardhshme mund të kumtohet data e zgjedhjeve.

Data për zgjedhjet do të definohet javën e ardhshme

Nëse jemi të udhëhequr nga qëndrimi se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishmi, atëherë për zgjedhjet duhet të këshillohemi së pari me Komisionin për sëmundje infektive, e pastaj me Komisionin Shtetëror Zgjedhor për kohën e nevojshme për të zhvilluar këtë proces zgjedhor të drejtë dhe të besueshëm.

Sipas Mickoskit, nëse një jetë e humbur e njeriut është çmimi, me të cilin VMRO-DPMNE duhet të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe ai të marrë mandatin kryeministrit, ​​atëherë, siç tha ai, ai refuzon të jetë pjesë e strukturës së tillë.

“Nëse udhëhiqemi nga qëndrimi se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishmi, atëherë duhet të këshillohemi me Komisionin për sëmundje infektive dhe askush nga ne nuk duhet ta problematizojë mendimin e tyre në kuptimin se kur duhet të vendoset nëse dhe çfarë masa duhet të zbatohen. Duhet të kemi proces zgjedhor të drejtë dhe të besueshëm dhe masat që do të merren gjatë këtij procesi të drejtë dhe të besueshëm, me të vërtet duhet të garantojnë proces zgjedhor të drejtë dhe të besueshëm”, shtoi lideri i VMRO-DPMNE-së.

Pika e dytë që e theksoi Mickoski është konsultimi me KSHZ-në për kohën e nevojshme për të zhvilluar proces të drejtë dhe të besueshëm me kusht që të arrihet hapi i parë, por edhe për të realizuar komunikim dhe kontakt me OSBE/ODIHR në drejtim të organizimit të misionit vëzhgues.

Si pikë e katërt, siç shpjegoi ai, pasi të përmbushen këto konstanta, atëherë mund të flasim për datën e parë të mundshme se kur do të zhvillohen zgjedhjet.

Mickoski sqaroi gjithashtu se propozoi që përmbajtja e rendit të ditës të plotësohet me një pikë tjetër, dhe kjo ishte problemet që kemi me fqinjin tonë lindor për sa i përket mohimit të identitetit, por siç shtoi ai, nuk kishte konsensus për këtë çështje.

Data për zgjedhjet do të definohet javën e ardhshme

Lideri i opozitës duke u përgjigjur në pyetje tha se nuk do të donte që vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme të ndërlidhet me dekrete apo, siç tha “ndonjë lloj të gjimnastikave të tjera”.

“Parashtrova një pyetje të tillë, nuk mora përgjigje, supozoj se këto ditë publiku do të marr përgjigje se a do të kemi ose jo vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, por do të kujtoj kur u shpërnda Parlamenti, 60 ditë para 12 prillit kur duhej të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne nuk kishim gjendje të jashtëzakonshme që domethënë 60 ditë qeveria teknike funksionoi pa gjendje të jashtëzakonshme pa këto dekrete dhe kishte një qëllim themelor që t’i përgatisë zgjedhjet dhe të njëjtat t’i realizojë”, tha Mickovski në përgjigjen e pyetjes se a do të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme.

Data për zgjedhjet do të definohet javën e ardhshme

 Mbetet që javën e ardhshme të kemi edhe një takim, që të merren informatat e nevojshme nga institucionet kompetente dhe sërish të takohemi dhe të vendosim për datën e ardhshme për zgjedhje.

Këtë e theksoi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, pas takimit të liderëve te presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, për arritjen e marrëveshjes për datë të re për zgjedhjet parlamentare.

“Jemi në gjendje të luftës me një armik të padukshëm, në gjendje të luftës fjalën e kanë gjeneralët, e në këtë rast gjeneralë janë mjekët dhe epidemiologët të cilët bëjnë analiza dhe japin rekomandime dhe për të cilët apeloj që të gjithë qytetarët t’i respektojnë, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, që ta fitojmë këtë luftë globale”, tha Ahmeti.

Republika e Maqedonisë së Veriut nuk mund t’ia lejojë vetes të mbajë zgjedhje pa praninë e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-së, deklaroi kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, pas takimit të liderëve tek presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Para gazetarëve, Sela theksoi se në këtë takim me liderët e partive politike dhe presidentin gjerësisht kanë biseduar për situatën me KOVID-19 dhe së bashku janë dakorduar që datën e zgjedhjeve ta caktojnë me konsensus.

“Shteti do t’i drejtohet këtij institucioni ndërkombëtar për ta parë gatishmërinë dhe kohën kur ata mund ta dërgojnë misionin e tyre vëzhgues. Njëkohësisht nevojiten këshillime me Komisionin shtetëror të zgjedhjeve, lidhur me zgjedhjet. Në fillim të javës së ardhshme u dakorduam të kemi takim të ri tek presidenti me qëllim që të merremi vesh për datën përfundimtare të zgjedhjeve së bashku dhe me konsensus”, deklaroi Sela.

 

Azem Sadiku nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) pas takimit të liderëve tek presidenti Stevo Pendarovski, deklaroi se ata kishin propozuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 14 qershor.

“Shëndeti publik është mbi të gjitha, por duhet të ketë zgjedhje. Sipas informacioneve tona, gjendja përmirësohet dhe 22 ditë pas Bajramit, ose më saktë, më 14 qershor, ne propozuam që të jetë dita e zgjedhjeve. Por duhet të mësojmë të jetojmë me virusin, sepse virusi do të jetë këtu për një periudhë më të gjatë”, tha Sadiku.

Ai theksoi se duhet të ketë zgjedhje kur të ketë kushte dhe të gjitha masat duhet të respektohen nga institucionet përkatëse.

 

Lëvizja Besa mbështet çdo vendim që do të merret me konsensus për organizimin e zgjedhjeve parlamentare, tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ai, pas takimit theksoi se në takimin tek presidenti i vendit Stevo Pendarovski, kryesisht dominoi qëndrimi se si të organizohen zgjedhjet, dhe të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

“Periudha pas nesh ishte e vështirë. Periudha e ardhshme është gjithashtu delikate. Kjo është arsyeja pse në mbledhje, madje edhe nga këtu, u bëjmë thirrje institucioneve që të zbusin masat në lidhje me lëvizjen e qytetarëve. Ne presim që Qeveria në seancën tjetër të marrë vendim për funksionimin e disa bizneseve në mënyrë që qytetarët të përgatiten gradualisht nga aspekti psikologjik për gjendje më normale. Qytetarët gjithashtu duhet të respektojnë masat për të mbajtur distancën fizike”, tha Kasami.

Në takimin tek presidenti i shtetit morën pjesë kryetarët e LSDM-së, Zoran Zaev, VMRO-DPMNE, së Hristian Mickoski, i BDI-së, Ali Ahmeti, Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, Alternativës, Afrim Gashi, Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, si dhe përfaqësues të PDSH-së. Morën pjesë edhe kryeministri Oliver Spasovski dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Për shkak të ruajtjes së masave për preventivë nga koronavirusi takimi tek presidenti i shtetit u mbajt nën tenda në ambient të hapur, në ballkonin e Vilës Vodno. Të gjithë pjesëmarrësit në takim ishin me maska dhe u ulën në distancë nga njëri-tjetri.

Baby Boo