Osmani komenton marrëveshjen historike


Zv/kryeministri, Bujar Osmani i cli është pjesë e ndryshimit historik të Maqedonisë thotë se sot realizohet ëndra e madhe euroatlantike.

“Po realizojmë ëndrrën e madhe euroatlantike, Urime të gjithëve!” ka shkruar Osmani i cili ia ka bashkangjitur një selfie bashkë me dy kryeministrat Zaev dhe Tsipras.

Sot në Prespë u nënshkrua marrëveshja historike prej tre dekadave mes Maqedonisë dhe Greqisë edhe atë në Prespë nga ana e dy ministrave për punë të jashtme Nikos Kocias dhe Nikolla Dimitrov.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje hap një faqe të re për dy vendet dhe të ardhmen e tyre në Evropën e bashkuar.

“Ndërtojmë partneritet me Greqinë, ata do të jenë përkrahës tanë për një rrugëtim më të mirë të vendit. Në rajon kemi një realitet të ri, dhe nuk mund të injorojmë këtë realitet që do ta ndërtojmë së bashku duke u bazuar në themelet e miqësisë dhe bashkëpunimit”, theksoi Zaev.

Baby Boo