BDI falënderon sovranin për besimin e dhënë


Me përfundimin e rrethit të parë të Zgjedhjeve lokale, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh falënderim të madh dhe mirënjohje për të gjithë votuesit dhe përkrahësit për mbështetjen e dhënë në këtë cikël zgjedhor duke e nxjerrë kështu partinë si fituese absolute.

“Fushata në këto Zgjedhje lokale ka qenë e qetë dhe demokratike duke treguar kështu vlera të larta evropiane, ndërsa njëjtë vlerëson edhe ditën e djeshme ku procesi zgjedhor ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme”, vlerësojnë nga BDI-ja.

Konsiderojnë që Agjenda e blertë, si kapitull i ri me të cilën Bashkimi Demokratik për Integrim hapi fushatën e Zgjedhjeve lokale është pranuar shumë mirë nga qytetarët dhe gjeti mbështetje, si garanci për jetë më të mirë dhe një të ardhme më të sigurt.

“Krahasuar me Zgjedhjet lokale të vitit 2017, BDI ka shënuar ngritje të konsiderueshme të numrit të votave në të gjitha komunat dhe presim konfirmim të fitores në balotazh”, thuhet në kumtesë.
Bashkimi Demokratik për Integrim, në këto Zgjedhje lokale në rrethin e parë ka fituar në tre (3) komuna, ndërsa prin përpara gati se në të gjitha komunat tjera përpara rrethit të dytë zgjedhor.

Baby Boo