Osmani: Kam hyrë në garën presidenciale për të fituar


Kandidati i koalicionit “Fronti Europian” për president të vendit, Bujar Osmani, në një intervistë për “360 gradë” në TVM 1, ka thëne se kandidimi i tij nuk ka lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dy javë pas zgjedhjeve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

“Mendoj se është pak nënvlerësim për ne që konkurrojmë, sepse me idenë – një shqiptar nuk mund të bëhet president, kështu që ata konkurrojnë vetëm për të qenë provë apo tregues për zgjedhjet parlamentare… Jo, unë kam hyrë në këtë garë për të fituar, sepse kam bërë për të gjithë qytetarët, për të gjitha bashkësitë etnike dhe për shtetin në këto vite.

Mendoj se jemi pjekur dhe në zgjedhjen e presidentit do t’i kapërcejmë linjat etnike. Shpesh them se jam kirurg dhe nuk më ka ndodhur që qytetarët që më kërkojnë ndihmë të më pyesin se çfarë etnie kam. Më pyesin a jam me përvojë, a jam i aftë, a mund t’i takoj”, tha Osmani.

Ai pret vota edhe nga maqedonasit etnikë sepse beson se ai ka marrë vendimet më të rëndësishme për popullin maqedonas dhe se ka arritur ta zyrtarizojë gjuhën maqedonase në Kornizën negociuese me BE-në.

Baby Boo