Arr*estohen pesë persona në Tetovë


Policia e Tetovës informon se në dy raste të ndryshme gjatë ditës së djeshme nëpunësit e policisë kanë zbuluar dr*ogë, për ç’arsye janë arr*estuar gjithsej pesë persona.

“Rreth orës 16:30 në rrugën Ilindenska në Tetovë, nëpunësit e policisë arr*estuan I.H. (42), N.M (61) nga Tetova dhe M.R (40) nga Piroku Tetovë sepse gjatë kontrollit të tyre në automjetin ‘Ford Mondeo’ me targa të Tetovës, në të cilin ishin transportuar u gjet he*roinë” njoftoi sot SPB Tetovë.
Rasti i dytë është evidentuar në Leshok disa orë më vonë.

“Rreth orës 22:45 në Leshok të Tetovës nëpunësit policorë të SPB Tetovë arr*estuan F.S (38) dhe S.A (47) nga Tetova sepse gjatë kontrollit të tyre në automjetin ‘Volksvagen Pasat’ me targat e Tetovës i drejtuar nga F.S u gjet mar*ijuanë” informojnë nga policia.
Të gjithë pesë personat janë mbajtur në stacionin e policisë në Tetovë dhe pas zbardhjes së plotë të dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Baby Boo