Orë kritike, ja gjendja e vështirë shëndetësore e deputetit Paulin Stërkaj

Paulin Stërkaj, njeriu që u shpall 12 herë kampion në mundje, ka nisur një betejë të vështirë me një goditje të papritur cerebrale që ka pësuar.

Baby Boo

Burime pranë Partisë Socialiste e konfirmojnë një gjë të tillë dhe sqarojnë se deputeti i Shkodrës po kalon orët

Të njëjtat burime tregohen të rezervuara teksa i pyet për vendndodhjen e deputetit. Sipas tyre atij i është ofruar ndihma e menjëhershme mjekësore, por nuk specifikohet nëse po kurohet brenda apo jashtë vendit.

Kush është Paulin Stërkaj

Shumë e njohin si politikan, por Paulin Sterkaj ka qenë një nga sportistët më të mëdhenj në mundje. Në mundjen klasike, ai ka qenë absolut në peshat ku ka konkurruar dhe jo më kot është shpallur plot 12 herë kampion kombëtar.

Ai lindi në Shkodër më 5 korrik të vitit 1961 dhe është një nga 9 fëmijët e familjes së tij. Stërkaj është i martuar dhe ka dy fëmijë, djem.

Është Mjeshtër Sporti dhe Mjeshtër i Merituar i Sportit. Ka kryer Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi”.

Gjatë viteve 1985-1991 shërbeu si oficer në Gardën e Republikës. Gjatë periudhës 1991-1994 jetoi në Gjermani ku e vazhdoi edhe aktivitetin sportiv.

Nga 1994 e deri në 1997 ishte komandant i “Briskut”. Më pas, për një vit u kthye në jetën private.

Gjatë periudhës 1998-2000 punoi si shef policie në Dibër dhe Lezhë. Është zgjedhur tre herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Aktualisht ushtron edhe aktivitet privat.