Hulumtim – Ja sa është përqindja e të rinjëve që duan të ikin jashtë vendit


Prej kohësh vendi po përballet me eksodin masiv të popullatës dhe ky eksod më së tepërmi i preki të rinjtë e vendit të cilët masivisht ikin nga Maqedonia e Veriut. Në vitin 2002, numri i përgjithshëm i të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç ishte 480.828 ose 24% e popullsisë së përgjithshme. Ndërkaq sipas të dhënave të vitit 2021, shifra për këtë kategori është 326.733 ose 18% e popullsisë së përgjithshme ndërsa brenda 20 viteve, numri i të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç është ulur me gati 150 mijë qytetarë, çka tregon se popullsia jonë po plaket edhe më shumë. Sipas Ivan Durgutov, nga Instituti Liberal, emigrimi i të rinjve nuk është vetëm për shkak të gjendjes ekonomike, por është për shkak të disa faktorëve që përfshinë probleme të shumta.

“Çdo i ri ka mendësinë dhe idenë që të shoh më shumë, të bëjë eksperiencë, të dalë jashtë vendit, me një fjalë të manovrojë për arritje më të mira. Janë disa faktorë që shkaktojnë ikjen e të rinjve, që shpesh herë ndodh për shkak të një konotacioni negativ pasi që të rinjtë kanë nevojë për siguri, vende të punës por edhe paga më të larta”, thekson Durgutov. Po nga ky institut, drejtoresha Sanda Krekiq, beson se të rinjtë nuk janë sa duhet të përfshirë në procesin e vendimmarrjes, por thotë se mund ta përmirësojnë gjendjen e shoqërisë në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të mos përballen me problemet me të cilat ballafaqohet rinia sot. “Mendimi im personal është se të rinjtë nuk janë të përfshirë sa duhet në procesin e vendimmarrjeve dhe kjo është njëra ndër arsyet pse të rinjtë e vendit dëshpërohen dhe ikin nga vendi. Me një fjalë duhet të krijohen kushte më të volitshme dhe ne kemi kapacitetin dhe mundësitë për të ndryshuar gjendjen momentale që gjeneratat e reja të kenë kushte më të mira se këto që i kemi sot.

Po ashtu edhe delegatja e re nga Kongresi Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Iva Naskova, problemin e emigrimit të të rinjve e thekson në mungesën e përfshirjes dhe të mosinteresimit të tyre për politikat rinore në vend dhe më gjerë.
Ndërkaq Qeverisa me programin e ri të saj ofron mbështetje për çdo punonjës nga mosha 29 vjeçare prej ku çdo i ri i kësaj kategorie do të ketë mundësinë të punësohet për herë të parë, ndërkohë të gjithë ata që nuk kanë zhvilluar ende aftësi profesionale të punësimit do të kenë mundësinë e praktikës, megjithatë ky program parashikon edhe rimbursim ose kthim të tatimit mbi të ardhurat personale për të gjithë të rinjtë e sapo punësuar nën moshën 30 vjeçare.

Sondazhet deri më tani kanë ngritur alarmin duke sqaruar situatën si jo të kënaqshme pasi që statiistikat dukshëm kanë shfaqur pakënaqësinë e të rinjve nga vendi i tyre amë që më së tepërmi kanë zgjedhur rrugën apo favorizimin për të shkuar jashtë vendit pra në emigracion.
Sondazhi i fundit nga Fondacioni për Demokraci “Westminste”, i cili përfshiu rreth 1000 të anketuar, prej ku pesëdhjetë e tetë% e të rinjve thanë se do të largoheshin dhe 64.8% e tyre ishin të pakënaqur me vendin e tyre dhe politikat e saja. (koha.mk)

Baby Boo