Ordanovski jep alarmin: Gruevski e ka lëshuar shtetin!?


Analisti Sasho Ordanoski ka komentuar zhdukjen misterioze të Nikolla Gruevskit për disa ditë me radhë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Duke analizuar këtë rast, ai jep disa teori, duke mos përjashtuar edhe paraqitjen e tij në burgun e Shutkës.

Sipas tij, një teori është se ai tashmë ka marrë rrugën për një Belize me pasaportën e bukur të këtij shteti, i cili është anëtarë i Komunitetit të Karaibev.

Ai thekson se më këtë pasaportë Gruevski pa vizë mund të udhëtoj në Meksikë, Honduras, Guatamala, Angli, Salvador, Kosta Rika….vende të bukura dhe përrallore.

Sipas kësaj teorie, deri në Belize ai ka shkuar i fshur në ndonjë kamion nëpërmjet Serbisë dhe Hugarisë (Pas Tabanocit ai mund të jetë përcjellur me polici).

Teori e dytë El Capo është se ai mund të jetë fshehur në një nga dhjetëra apartamentet që i ka në Shkup, në emra të personave tjerë dhe që janë të përgatitur kohë më parë për të zhvilluar një anonime në ta.

Baby Boo