Futbollisti i njohur deklaron se është homoseksual: “Dua të bëhem shembull për të tjerët”


Sulmuesi i Blackpool, Jake Daniels është bërë lojtari i parë në Mbretërinë e Bashkuar që ka deklaruar se është homoseksual që nga Justin Fashanu në 1990. Daniels bëri debutimin e tij për klubin këtë muaj, por 17-vjeçari anglez thotë se është gati të veprojë si një model për të tjerët në lojë pasi vendosi se është koha e duhur për të qenë vetvetja, për të qenë i lirë dhe i sigurt në identitetin e tij.

Tani është koha. Ndihem sikur jam gati t’u tregoj njerëzve historinë time. Unë dua që njerëzit të njohin mua të vërtetë. Daniels tha se ai ka qenë i vetëdijshëm për seksualitetin e tij që kur ishte gjashtë vjeç, por e mbajti të fshehtë ndërsa ndoqi ëndrrën e tij për një karrierë në futboll. Shpresoj që duke dalë hapur, mund të jem një model, për të ndihmuar të tjerët. Për një kohë të gjatë kam menduar se do të më duhej ta fsheh të vërtetën time sepse doja të isha, dhe tani jam një futbollist profesionist.

Baby Boo