Opozita: “Game Over”


Dita e sotme e cila duke u bazuar në deklaratat e deputetëve dhe funksionarëve para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut jepte sinjalin e qartë – ekzistonte shumicë për të rrëzuar Qeverinë “Zaev 2”.

Tërë këtë situatë opozita e vlerësoi si “Game over” – Loja mbaroi, duke aluduar se tashmë gjithçka ishte e qartë.
Por fillimi i seancës solli befasi – mungonte një deputet i Lëvizjes Besa deputetë e të cilës u tha se do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë.

Mungoi njëri nga katër deputetë Kastriot Rexhepi.
Ai zgjodhi të deklarohet në Facebook, duke bërë të ditur se nuk do të merr pjesë në seancë pasi nuk ishte për ndryshimin e kursit strategjik të shtetit – që ishte integrimi në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë erdhën reagimet nga shumica aktuale. Situatën e krijuar e vlerësuan “Game change” – Loja ndryshoi.

Ndërkohë Kuvendi ka vijuar me pauza…TV21

Baby Boo