“Oktapodi i korrupsionit” përplas Ramën me Bashën


Kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha janë përplasur këtë të shtunë “online” teksa akuzojnë njëri tjetrin për korrupsion e sjellje të pahijshme.

Por duket se të dy shqetësimin e kanë tek “oktapodi i korrupsionit”. Sipas Ramës “oktapodin” po e godet Vettingu në drejtësi, duke hequr nga sistemi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Basha e sheh “oktapodin” tek kryeministri dhe e akuzon Ramës se në të vërtetë është ai personifikimi i korrupsionit.

Përgjigja e Bashës vjen pas akuzave të Ramës, se opozita “hidhet përpjetë” kur vettingu nxjerr nga sistemi gjyqtarët e prokurorët, ndërsa Basha shkruan në statusin e tij në rrjetin social se në të vërtetë, është dora e Ramës ajo që lidh akrepat e orës së vettingut.

STATUSI I BASHES:

Edi Rama është Koka e Oktapodit të Drejtësisë që mbron dhe nuk ndëshkon politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin. Për të mbrojtur Tahirin, Xhafën, Roshin, Frrokun, Dakon, Sejdinin, Ahmetajn dhe Gjiknurin me shokë, Edi Rama kapi Prokurorin e Përgjithshëm dhe zhduku Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Tani Edi Rama po mbron nga vetingu gjyqtarët e korruptuar si Toska, Dvorani dhe Faqolli, si shpërblim për dosjet që mbyllën dhe si kapar për dosjet që duhen mbyllur.

Sa herë PD denoncon me fakte konfirmimin në detyrë në kundërshtim me ligjin e Vettingut të shërbëtorit të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani, Edi Rama, reagon me akuza të dala boje kundër opozitës.

Vettingu i kontrolluar politikisht prej Ramës, ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, pavarësisht rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për shkarkimin e tyre. Ndaj atij i ka rënë maska dhe tregohet botërisht me gisht si njeriu që mbron korrupsionin në drejtësi, për të mbrojtur interesat e veta dhe të krimit të organizuar me të cilin bashkëqeveris.

STATUSI I RAMËS:

Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodhin e korrupsionit degjenerues në drejtësi!

Po për fatkeqësinë e zgjedhësve të saj që e mbështesin Vetingun, njësoj si gjithë qytetarët e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje.

Humbësa pa pikë dinjiteti

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/oktapodi-i-korrupsionit-perplas-ramen-me-bashen-562694/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo