Dimitrov në Bruksel: Kemi rast historik për përparim thelbësor


Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, qëndron për vizitë pune në Bruksel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas takimeve të sotme me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian (BE) Federica Mogherini dhe me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikolaos Kotzias, ai mori pjesë në drekën punuese me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Siç njoftojnë nga MPJ-ja e Maqedonisë, diskutimet që u mbajtën në kudër të kryesimit bullgar me Këshillin e BE-së si dhe kryesimin austriak të radhës dhe në vigjilje të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, u fokusuan në gjendjet politike rreth proceseve evrointegruese të Republikës së Maqedonisë, implementimin e agjendës reformuese të Qeverisë, dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

Në njoftimin e MPJ-së theksohet se ministri Dimitrov ka njoftuar ministrat e vendeve anëtare me arritjet e Maqedonisë në implementimin e reformave dhe avancimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, si dhe me planet e Qeverisë dhe pritjet në periudhën që vjen.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë për mbështetje për shtetet anëtare për miratimin e një vendimi për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë, e cila do të ketë një kontribut të rëndësishëm në mbylljen e të gjitha çështjeve të mbetura dhe zbatimin e suksesshëm të reformave të brendshme.

“Ne kemi një mundësi në rajon që të konkurrojmë për çështje që janë të rëndësishme tani, por edhe në të ardhmen. Ne kemi një mundësi historike për progres substancial, por Evropa do të ketë një përfitim të vërtetë nëse e shfrytëzojmë këtë mundësi për lajme të mira të kontinentit”, tha Dimitrov.

Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij të punës në Bruksel, me Këshillin e BE-së, Nikolla Dimitrov ka realizuar takime bilaterale me homologët e tij nga Danimarka, Anders Samuelsen, me atë nga Rumania, Theodore Melescanu, Timo Soini të Finlandës, si dhe me sekretarin e shtetit për çështje evropiane në Ministrinë e Portugalisë, Ana Paula Zacarias, ministrin britanik për Evropën, Alan Duncan, homologun gjerman të tij, Mihael Rot, si dhe me shefin e kabinetit të presidentit të Komisionit Evropian dhe këshilltarit të lartë diplomatik, Richard Shostak.

Vizita e punës e ministrit Dimitrov në Bruksel vazhdon edhe nesër.

Baby Boo