OJQ-të do të monitorojnë furnizimet publike


Shoqatat e ndryshme joqeveritare do të mund të monitorojnë të gjitha fazat e procedurës për furnizime publike nëpër ministritë dhe institucionet e tjera shtetërore. Ministri për Transparencë Robert Popovski tha se të gjitha dokumentet e procedurës së tenderimeve publike do të jenë të publikuara në internet me qëllim që qytetarët të mund të mbikëqyrin të gjitha procedurat dhe përmes kësaj mos mbetet hapësire për keqpërdorime të mundshme. P.sh konkretisht në ministrinë e Shëndetësisë, shoqatat e ndryshme të pacientëve do të mund të vendosin mbi sasinë, tipin dhe nevojën për tu furnizuar më një ilaç të caktuar.

Në ministrinë e Shëndetësisë i hapëm dyert për organizatat qytetare të marrin pjesë në të gjitha Komisionet profesionale të cilët madje i sigurojnë sasinë e barërave për një procedurë të caktuar tenderi. Konkretisht, shoqata e sëmundjeve të rralla është anëtare e atij Komisioni dhe ata janë pjesëmarrës në atë Komision në të cilën praktikisht flitet për nevojat e tyre. Konsiderojmë se të gjithë duhet të pajtohemi me zgjidhjen më të nevojshme. Për këtë qëllim në të gjitha procedurat e deri tanishme, gjatë procedurës së mbledhjes së dokumentacionit të gjitha shoqatat kanë qenë prezentë për të vendosur mbi sasinë dhe tipin e ilaçeve që do të merren – deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë./Alsat-M

Baby Boo