Andi Vrapi: Flini të qetë, askush nuk do jua shenoje emrin si “prindi 1” apo “prindi 2” kur të bëheni me fëmijë


Andi Vrapi
Ky diskutimi per heqjen e termit “nene” e “baba” dhe zevendesimi me termin “prind 1/2” me duket teper i lige dhe i nisur “skuthshe” nga portale injorante/homofobe.
Te nisesh lajmin me titullin “E bujshme/ LGBT kerkon heqjen e termit nene…” eshte menyra me e drejtperdrejte te orientosh nje tufe homofobesh drejt e “lufte” per te mbrojtur te shenjten.
Dhe kjo eshte e shemtuar. Eshte e lige. Keqdashese. Po, per Newsbombin po flas dhe me shoqe. Nuk e di kush eshte kryeredaktor, por riktheni Anten!

Nga ana tjeter, nese shqipot do lexonin pak me tej nga ajo c’ka i japin te gatshme mediat – se jam i sigurte qe nese mediat do shkruanin qe fluturon gomari do dyndeshin komentet “Ua po sa lart fluturonka” – do kuptonin se nuk behet fjale as per zevendesim e as per nderrim.
Eshte shume me e thjeshte te dashur nxenes. Dy gra qe bashkejetojne bashke dhe bejne femije me X metode nuk u regjistrohet dot femija sepse ligji (dhe Maliqi) nuk njeh dy memesi apo qofte dhe dy atesi. Ne kete rast, perdoret termi VETEM ne letra i “prind 1” apo “prind 2”.
Kaq e thjeshte.

Flini te qete, askush nuk do jua shenoje emrin si “prindi 1” apo “prindi 2” kur te beheni me femije – vec nese do jeni cift homoseksual. Kjo kam pershtypjen se shumicen e ka shqetesuar me shume se vete fakti qe do perfshihet ne legjislacion nje term i tille.
Pike e zeze, na mbine Alfred Cakot gjithandej me axhenda dhe plane…

Baby Boo