Ohër: Një i moshuar ka dhunuar vajzën 11 vjeçare


Një i moshuar mbrëmë është arrestuar nga policia e Ohrit, pasi ka dhunuar një vajzë 11 vjeçare në afërsi të spitalit ‘Voska’. Lajmin e ka bërë të ditur portali ‘Ohrid1’ nga burime policore në këtë qytet.

Vajza e mitur, e cila po qëndronte përkohësisht në Ohër, pas përdhunimit nga plaku, ka lajmëruar policinë dhe ka qëndtuar në spital. Policia po ndërmerr masat e mëtejshme për zbardhjen e rastit.

Baby Boo