Lahi Brahimaj i përgjigjet Sheshelit

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili është dënuar me 10 vjet burg nga Tribunali i Hagës për krime lufte së fundi ka bërë një deklaratë në të cilën bën thirrje për luftë në Kosovë.

Baby Boo

Përveç kësaj ai synon që Serbia të marrë edhe një pjesë të Shqipërisë.

Lidhur me deklaratat e tij të njëpasnjëshme ka reaguar ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj.

Brahimaj, njëherësh ish-pjesëtarë i UÇK-së ka thënë se Shesheli nuk po i ndahet ish-shefit të vet.

Ai ka thënë poashtu se sikurse në vitin 1999, edhe sot edhe nesër edhe kurdo do ta ketë përgjigjen e njëjtë.

Brahimaj gjithashtu ka thënë se Sheshelin nuk mund ta ndajë fatin me kasapin e Ballkanit, Millosheviqin.

Postimi i plotë:

Shesheli, nuk mund t’i ndahet ish – shefit të vet.

Sikur në vitin 1999, edhe sot edhe nesër edhe kurdo, do ta keni përgjigjën e njëjtë, ashtu siç ju kemi mundur çdo herë, (rasti me ngujimin në bodrumin e mullirit në Kievë), edhe në Hagë ju kemi mundur, edhe në çdo rastë tjetër.

Juve nuk mund t’iu ndajë fati me kasapin e Ballkanit, Millosheviçin. Ju do të keni mundësi ndoshta ta “pushtoni e sundoni” vetëm ferrin, sëcilës rrugë jeni duke shkuar ngadalë por sigurtë edhe ju.

E sa për kush deri ku do të shkojë, këtu jemi, do ta shohim!