“Oh zot, ra muri”, reagimi i pronarit që për shkak të punimeve iu shemb një pjesë e shtëpisë në Ferizaj


Punimet në ndërtimin e themelit të një kompleksi banesor në rrugën “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Ferizaj, shkaktuan shembjen e një pjese të një shtëpie pranë këtij objekti.
Pronari i shtëpisë tha se nga rreziku i shembjes së pjesës tjetër të shtëpisë, është evakuuar e gjithë familja.

Ndërkaq, shtoi se për rrezikun e shembjes së dheut, i kishte njoftuar edhe më herët organet.
Ndërsa nga kompania përgjegjëse bëjnë të ditur se me familjen e dëmtuar, kanë marrëveshje për kompensimin e çfarëdo dëmi eventual.

Baby Boo