Mijëra dollarë për 3 minuta shfaqje! Ronaldo ndriçoi Burj Khalifa për ditëlindjen e gruas së tij


Cristiano Ronaldo ka surprizuar të dashurën e tij Georgina Rodriguez për ditëlindje.
Kulla më e gjatë në botë Burj Khalifa u ndriçua nga imazhet e serialit të ri që Rodriguez nxori në 27 janar në Netflix.

“Urime dashuria ime,” – shkroi Ronaldo në faqen e tij në Instagram. Në fund të publikimit të pamjeve nga seriali, kulla shfaqi në shkronja gjigande urimin për 28-vjeçaren.
https://www.instagram.com/p/CZPZuv4Bx9M/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c885279e-feaf-46c3-ac4f-58db32048a8e

“I am Georgina” tregon jetën e përditshme të modeles dhe ndryshimin rrënjësor që pasi njohu Ronaldon.
Sigurisht, që kjo nuk ishte dhurata e vetme. Rodriguez tregoi në Instagram-in e saj momente nga festa dhe foto me familjen. Ndriçimi i ndërtesës më të lartë në botë me një mesazh apo reklamë fillon nga 68 mijë dollarë për tre minuta.
https://www.instagram.com/p/CZROBqlP8h7/?utm_source=ig_embed&ig_rid=16bced04-7809-4206-9c2e-6dfeedf07e5a

Baby Boo