Oda e Mjekëve nis procedurën për licencën e mjekut tiktoker Valton Dervishi


Oda e Mjekëve ka nisur procedurën për marrjen e licencës së anesteziologut TikToker nga Tetova, Valon Dervishi. Komisioni i etikës ka vlerësuar se ai ka shkelur disa norma etike të kodeksit mjekësor, duke u lidhur direkt në rrjetet sociale, thotë kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva-Stardelova. Vendimi përfundimtar pritet javën e ardhshme, ndërsa dënimi maksimal me të cilin mund të përballet Dervishi është heqja e licencës për një periudhë maksimale prej shtatë vjetësh.

“Temë është incidenti në Spitalin klinik në Tetovë, ku një mjek në këtë institucion shëndetësor, fatkeqësisht, ka shfrytëzuar pozitën e tij dhe ka shkelur të drejtat e pacientëve, duke e dëmtuar reputacionin e profesionit tonë. U zhvillua një mbledhje e jashtëzakonshme dhe pas një diskutimi të hollësishëm, komisioni vendosi të çojë çështjen në gjykatën e nderit. Kallëzimi ndaj Valon Dervishit është pranuar, me propozim për heqjen e përkohshme të licencës së punës.”, – deklaroi kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva-Stardellova.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka përshëndetur sanksionimin e anesteziologut Dervishi, duke theksuar se sjellja e tij ishte joetike dhe joprofesionale.

“E përshëndes dhe përkrahë vendimin e ministrit të shëndetësisë për sanksionimin e këtij të punësuari, por edhe të MPB-së dhe prokurorisë duke pasur parasysh se diçka e tillë nuk duhet të ndodhë në asnjë fushë, e sidomos jo në shëndetësi.”, – theksoi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.

Anesteziologu Dervishi, aktualisht ndodhet në paraburgim tetëditorë, pasi ai fshehurazi ka regjistruar pacientët në spitalin e Tetovës në repartin e gjinekologjisë, pas çka Prokuroria e Tetovës ka nisur hetimet ndaj tij.

VLORA LATIFI TOPOJANI

Baby Boo