Alternativa kundër legalizimit të mar*ihuanës


Partia e Afrim Gashit, Alternativa ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Zaev se dëshiron të bëjë lega*lizimin e mar*ihuanës.
“Pas njoftimit të kryeministrit se dëshiron të bëjë lega*lizimin e mari*uhanës dhe, sipas tij, vendosjen e saj në korniza ligjore, gjoja në emër të përqafimit të disa modeleve evropiane, AlternAtivA konstaton se ky është një nga skandalet më të rënda që po e përfshin këtë qeveri pa shumicë parlamentare”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se Zaev mund të ketë nevojë familjare që të legalizojë këtë lloj dr*oge dhe kjo është për qëllime biznesore.
“Ne nuk mund të lejojmë vik*timizimin e jetës së qytetarëve tanë, që familja Zaev të pasurohet edhe më”, thuhet në reagimin e Alternativës.
Në fund ata thonë se si parti që itneresohen për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve do të kundërshtojnë leg*alizimin e çfarë do lloji dr*oge.
“Jo, dr*ogës në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në fund të reagimit.

Baby Boo