Filipçe: Nëse të rriturit mbajnë maska, fëmijët do të jenë tërësisht të mbrojtur


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konsideron se nëse të rriturit mbajnë maska, fëmijët e vegjël do të jenë plotësisht të mbrojtur.

Sipas tij, masat e rekomanduara kundër koronavirusit duhet të respektohen. Edhe fëmijët mbi moshën 14 vjeçare duhet t’i bashkohen masave njëjtë sikur të rriturit.

“Konsideroj se masat duhet të respektohen. Mendoj se nuk respektohen sa duhet bazuar në ato që kemi parë. Fëmijët e vegjël do të mbrohen plotësisht nëse të rriturit mbajnë maska. Fëmijët mbi 14 vjeç duhet t’i zbatojnë të njëjtat masa sikur të rriturit, ndërsa më të vegjlit në hapësira të mbyllura, jo si formë mbulese. Gjithashtu edhe kur është një grup me të vërtetë i madh jashtë dhe kur nuk mund të mbahet distanca. Kështu që unë mendoj se absolutisht me këtë masë të gjithë duhet të mbrohen”, tha Filipçe.

Baby Boo