Oda e Infermierëve deklarohet për rrahjen e gruas në Pejë

41331136 - two doctors standind with their arms crossed on chest ready to work. healthcare and medical concept.

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë shprehet tejet e shqetësuar me pamjet e shfaqura në media ku një punonjëse e një shtëpie për të moshuar në Pejë, shihet duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare. Në reagimin e tyre thuhet se sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe “OIK është në verifkim të informacioneve nëse bëhet fjalë për ndonjë anëtare të saj apo siç ndodhë shpesh institucionet angazhojnë persona të pa kualifikuar e që me sjelljet e tyre ndikojnë direkt në imazhin e komunitetit shëndetësor”.

Tutje, në reagimin e tyre thuhet se “sjelljet e tilla nuk u përkasin punonjësve shëndetësorë andaj OIK i dënon ashpër ato dhe sapo të marrë informacion më të detajizuar dhe zyrtar dhe nëse rezulton se personi në fjalë është anëtare e OIK, do të veprohet konfirm legjislacionit në fuqi”./Botapress.info/

Baby Boo