Oda e Farmacistëve: Të vendoset rregull me çmimet e barnave

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka kërkuar vendosjen e rregullit në lidhje me çështjen e çmimit të barnave, që sipas kësaj ode është bll*okuar që disa muaj nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Oda e Farmacistëve thekson se ruajtja e dinjitetit të farmacistëve si profesionistë shëndetësorë të ruhet me çdo kusht por për këtë gjë duhet të bëhen veprime nga qeveria dhe parlamenti.

Baby Shop Charli Baby Boo

Reagimi i plotë:
Paralajmërimi i hershëm i OFK lidhur me çmimet e produkteve për COVID
Oda e Farmacistëve të Kosovës ka reaguar disa herë dhe në vazhdimësi lidhur me çështjen e çmimeve të produkteve medicinale. Ky reagim gjithashtu është dërguar edhe në adresat e ndryshme në Ministrinë e Shëndetësisë, Qeverinë e Republikës së Kosovës si dhe në Parlamentin e Republikës së Kosovës por edhe gjatë dëgjimit publik të Ligjit për COVID.

Shkresa e bashkëngjitur (e datës 11 gusht) në pikën e dytë pikërisht në kohën e hartimit të Ligjit për COVID e përmban propozimin por njëkohësisht shqetësimin e OFK lidhur me këtë çështje. Ne po e shohim çdo ditë jo vetëm me produktet që përdoren për trajtimin e COVID por edhe me produktet tjera se çfarë problemi i madh i shkaktohet Kosovës (Farmacistëve dhe popullatës) me këtë mos-rregullim.

Ne bëjmë thirrje që sa më parë të merren masa dhe të vendoset rregull me çështjen e çmimeve të produkteve medicinale (e bll*okuar tashme sa muaj nga Ministria e Shëndetësisë) dhe të ndalet kjo go*ditje e madhe që i bëhet shoqërisë por edhe farmacistëve.
Ne kërkojmë që dinjiteti i farmacistëve si profesionistë shëndetësorë të ruhet me çdo kusht por për këtë gjë duhet të bëhen veprime nga qeveria dhe parlamenti.
Ruajtja e dinjitetit dhe vendosja e rregullave do të thotë mirëqenie më e mirë për pacientët dhe ruajtje e shëndetit publik të popullatës.

Restorant Lumare