OBSH: Vaksinat nuk i japin fund pandemisë, do të mbetet si grip


Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësië për Evropën paralajmëron se vaksinat kundër COVID-19 nuk do t’i japin fund pandemisë. Sipas tij zyrtarët tani duhet të përshtatin gradualisht strategjinë për të përballuar përhapjen e pashmangshme të virusit.

Dr Hans Kluge tha se llojet e reja të COVID-19 do të vazhdojnë të shfaqen dhe virusi do të mbetet me ne si gripi. Në fillim të këtij viti, ai pati deklaruar se pandemia do të përfundonte kur 70 përqind e njerëzve do të imunizoheshin plotësisht.

Por ai pranoi se situata tani ka ndryshuar tash, kështu që udhëheqësit duhet të përshtatin strategjinë e tyre të vaksinimit. Deri në 80 përqind të njerëzve në vendet e pasura janë të vaksinuar edhe me dozën e dytë, por më pak se 0.1 përqind kanë marrë një vaksinë në vendet më të varfra.

Disa ekspertë fillimisht menduan se sapo të vaksinoheshin mjaft njerëz, virusi nuk do të mund të përhapej. Por edhe pse vaksinat janë shumë efektive në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga COVID-19, ato janë më pak efektive në ndalimin e transmetimit, duke bërë që zyrtarët të paralajmërojnë se bota duhet të mësojë të jetojë me virusin.

Baby Boo