OBSH shpall gjendjen e pandemisë nga koronavirusi


Organizata e Botërore e Shëndetit ka shpallur zyrtarisht si pandemi virusin vdekjeprurrës COVID-19 që ka infektuar 114 shtete dhe ka vrarë mbi 4,000 persona.

“Kjo është e para pandemi që shpallet nga një koronavirus”, tha kreu i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tetë shtete tashmë kanë raportuar më shumë se 1,000 raste të infektuarish me koronavirus, ndërsa numri total i të infektuarve deri tani shkon rreth 120,000.

Një pandemi është një epidemi e sëmundjes që përhapet në një rajon të madh, si në disa kontinente apo në të gjithë botën.

Baby Boo