OBSH rifillon provat klinike për hidroksiklorokinën


OBSH-ja njoftoi sot rifillimin e provave klinike për hidroksiklorokinën, nëntë ditë pasi i pezulloi ato për shkak të botimit të një studimi në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet”.

“Pas analizës së të dhënave në dispozicion për vdekshmërinë, anëtarët e Komisionit të Sigurisë dhe Monitorimit konsideruan se nuk ka asnjë arsye për të modifikuar protokollin e provave klinike”, këmbënguli Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference virtuale për shtyp.

Në fund të prillit, OBSH-ja nisi provat klinike, që përfshinin edhe hidroksiklorokinën, për të gjetur një trajtim efektiv kundër COVID-19.

Më 25 maj, autoriteti shëndetësor botëror njoftoi pezullimin e provave mbi të pas publikimit të një studimi në revistën mjekësore “The Lancet” që e vlerësoi joefektive, madje edhe të dëmshme përdorimin e klorokinës dhe derivateve të saj, si hidroksiklorokina, për trajtimin e COVID-19.

Baby Boo