OBSH: Pandemia e Covid-19 është përshpejtuar


Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi është intensifikuar në botë, pasi në gjashtë javët e fundit numri i të prekurve është thuajse dyfish më i madh duke arritur 16 milionë ndërsa numri i të vdekurve i tejkaloi 640 mijë, kumtoi sot në brifing në Gjenevë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Gerbejsus.
“OBSH ka informacione për thuajse 16 milionë raste të personave të infektuar dhe mbi 640 000 raste të vde*kjes. Pandemia vazhdon të përhapet” tha ai duke theksuar se “numri i rasteve thuajse dyfish është rritur në gjashtë javët e fundit”.

Tedros paralajmëroi se Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë javë do ta konvokojë Komisionin për raste urgjente për ta vlerësuar gjendjen rreth pandemisë. Ai përkujtoi se më 30 janar OBSH shpalli situatë të jashtëzakonshme me koronavirusitn me rëndësi ndërkombëtare.
“Në pajtim me rregullativat ndërkombëtare, gjatë kësaj jave do ta konvokoj Komitetin për raste urgjente për ta rianalizuar pandeminë dhe të sjellim rekomandime përkatëse”, tha drejtori ekzekutiv i OBSH-së.
Sipas shefit të OBSH-së, pandemia e Kovid-19 “e ndryshoi botën”. Ajo njëherësh i bashkon dhe i ndan njerëzit dhe shoqëritë, duke dëshmuar se “njerëzit janë të aftë të reagojnë edhe pozitivisht edhe negativisht”.
“Kemi mësuar shumë dhe akoma jemi duke mësuar shumë”, tha Tedros Adanom Gebrejsus.
Ai theksoi se pandemia aktuale është situata më serioze në botë e publikuar nga OBSH.

Baby Boo