Profesoresha Besa Kadriu bën ftesë për mobilizim dhe ndryshim, mbështet publikisht Kasamin


Profesoresha universitare, Besa Kadriu në mënyrë të hapur ka dalë në mbështetje të Bilall Kasamit në garën për Tetovën. Profesoresha Kadriu duke elaboruar një thënie të një studenti nga SHBA-të tha se një mandat i tretë nuk i lejohet as funksionarëve e bashkiakëve që në mandatin e tyre kanë qenë shumë të sukseshëm.

Profesoresha ka përmendur edhe rastin e papërgjegjshmërisë së inagurimit pa kontroll të “Spitalit Modular”, që shkrumosi 14-të jetë njerëzish. Sipas saj, ky rast i shqetësoi dhe theu shumë zemra shqiptare.
Para se të përfundoj statusin, ajo ka bërë ftesë për mobilizim dhe ndryshim.

Baby Boo