OBRM-PDUKM: Zaev u amnistua për së dyti herë


Zoran Zaev, për herë të dytë, është një politikan i amnistuar për krime të dukshme. Zoran Zaev përsëri u largua nga përballja me drejtësinë dhe llogaridhënien për sjellje kriminale. Vendimi gjyqësor për lirimin nga lënda “ryshfeti” nuk e ka befasuar askënd, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, vendimi i sotëm i gjykatës është një nënvlerësim i publikut të përgjithshëm në Maqedoni se ata nuk e kanë parë atë që shihte në pamjet e video inçizimet ku Zoran Zaev kërkoi për ryshfet. “Vendimi i sotëm i gjykatës është një nënvlerësim i çdo qytetari që dëgjoi dëshminë e biznesmenit të dëmtuar i cili, nën betim, pohoi se Zoran Zaev, në cilësinë e një kryetari, i kërkoi ryshfet për çdo metër katror toke, një euro për kishën, një euro për partinë dhe një euro për Vice”, tha Stoilkovski. /

Baby Boo