Gjykata Supreme merr një vendim të rëndësishëm për rastin e Sylejman Selimit e Sami Lushtakut


Gjykata Supreme merr një vendim të rëndësishëm për rastin e Sylejman Selimit e Sami Lushtakut

FM IMAGES 2018-06-15 BREAKING NEWS
Ish- komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku do të kthehen në Gjykatë. Supremja ka vendosur që rasti “Drenica 1” të kthehet sërish në rigjykim.

Avokati Tomë Gashi në një postim në Facebook ka treguar se rastin “Drenica 1” është kthyer në rigjykim. Sipas Gashit këtë herë do të vërtetohet se ndaj Selimit është bërë një padrejtësi.

“Me ne fund padrejtësia e qëllimshme ndaj Komandantit te shtabit të Pergjithshem te UÇK-se SYLEJMAN SELIMI do te perfundoj , dhe se shpejti aj duhet te lirohet i pafajshëm”, ka shkruar Gashi.

Ai ka thënë se EULEX në ditën e funidt të puës kanë pranuar që rasti të kthehet në rigjykim.

“Diten e fundit te punes se misionit te deshtuar te Eulexit ne Kosove ne ekipi i avokateve mbrojtes te tije kemi Pranuar aktgjykimin me te cilin eshte aprovuar ankesa jone dhe rasti “ Drenica 1” eshte kthyer ne Rigjykim ngase janë vertetuar padrejtesit ndaj tije dhe te gjith ushtareve te UCK te denuar padrejtesisht ne ket rast”.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, dikur edhe komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ambasador i Kosovës në Shqipëri, është i dënuar me dënim unik prej 8 vjetësh për dy rastet, Drenica 1 dhe 2, mbi bazën e akuzave për krime të luftës.

Baby Boo