OBRM-PDUKM: Qytetarët janë të zhgënjyer, vetëm LSDM dhe Zaev mund të festojnë


Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se pas ndryshimeve kushtetuese të vetmit të mund të festojnë janë LSDM dhe Zoran Zaev.

Nga kjo parti thonë se qytetarët janë të zhgënjyer pasi sipas tyre, kanë humbur identitetin, historinë dhe kulturën, njofton Telegrafi Maqedoni.

“LSDM dhe Zaev në kundërshtim me vullnetin e popullit të shprehur në referendum, shpejtuan me dhunë ta zbatojnë marrëveshjen kapitulluese të Prespës. Edhe pse nuk morën mandat nga qytetarët për këtë akt të turpshëm, ata në rrugën e kërcënimeve duke bërë tregti me interesat kombëtare dhe shtetërore e ndryshian emrin kushtetues dhe identitetin e Maqedonisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti edhe një herë kanë përsëritur kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare, së bashku me ato presidenciale dhe siç thonë, të përfundojnë të errtën që e sollën LSDM dhe Zoran Zaev.

Baby Boo