OBRM-PDUKM nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për kryetar shteti


Partia më e madhe opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për kryetar shteti që pritet të mbahen në prill të këtij viti. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, kundërshtarëve politik ju paralajmëroi humbje të thellë.

“Do të shkojmë në zgjedhje dhe do t’i mposhtim nga i pari deri te i fundit. Maqedonas, ta kthejmë shtetin. Kjo errësirë do të përfundojë, OBRM-PDUKM është e popullit ndërsa populli është Maqedonia”, tha Mickoski

Ai akuzoi Qeverinë se e shfrytëzon të gjithë potencialin jodemokratik ta fitojë më zgjedhje të kurdisura.

“Filluan para zgjedhjeve për kryetar shteti të punësojnë, të strehojnë, të korruptojnë”, tha Micoski duke shtuar se OBRM-PDUKM nuk do të bojkotojë zgjedhjet për kryetar shteti.

Me të gjitha padrejtësitë dhe keqpërdorimet, sipas Mickoskit, OBRM-PDUKM dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë do të fitojë në zgjedhjet për kryetar shteti

Baby Boo