Aziri-Taravarit: Nuk kanë ardhur oferta për koalicione në organet e partisë


Pas thirrjes së Kryetarit të ASH-së, Arben Taravarit, ndaj Kuvendit të partisë së tij qe të bëhen pjesë e Opozitës Shqiptare pati reagime nga antarë të ASH-së.

Nënkryetari i ASH-së, Elmi Aziri në një shkrim ne Facebook tha se i duket i çuditshëm komunikimi i Taravarit me antarët e partisë përmes rrjeteve sociale.

“I çuditshëm komunikimi i Kryetarit të partisë me organet e partisë përmes rrjeteve sociale! Organet e partisë janë të zgjedhura në mënyrë legjitime! Suspendimi i tyre nga rrjetet sociale nuk i shërben frymës së Aleancës që e kemi ndërtuar! Ofertat për koalicionime deri tani nuk kanë ardhur në organet e partisë! I vetmi Vendim i Kryesisë së partisë është që Aleanca duhet të del e vetme në zgjedhje!”, shkruan Elmi Aziri, nënkryetar i ASH-së.

Baby Boo