VMRO-DPMNE: “Jemi dëshmitarë të dhu*nës ndaj përfaqësuesve të zgjedhur që nuk është parë në Evropë”


VMRO-DPMNE ak*uzon se qeveria sot ka rrë*mbyer një deputet për të qëndruar dhe vj*edhur.
Ata deklarojnë se sot jemi dëshmitarë të dhunës ndaj deputetëve, gjë që nuk shihet në Evropën moderne.

“LSDM mban peng një njeri për të vazhduar tenderët në TEC, blerjet e shtrenjta të rrymës, komisionet për vaksina. LSDM bëri cirk nga Kuvendi për të vazhduar me papërgjegjshmëri për 14 të djegurit e gjallë në Tetovë, për vdekjen më të madhe nga COVID në Evropë. LSDM sot e vrau demokracinë. Prandaj jemi në vendin e 111-të në listën e Transparencës dhe do të fundosemi sërish”, thuhet në letrën e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se ndryshimet po vijnë aq sa nuk u shkon për shtat mafiozëve. Ata premtojnë se do të ketë përgjegjësi.
Ndryshe, deputeti i BESA-s, Kastriot Rexhepi sot nuk është paraqitur në Kuvend, ndaj nuk ka pasur votëbesim në Qeveri.

Baby Boo