OBRM-PDUKM: E ardhmja e shtetit nuk ndërtohet me shitje të interesave kombëtare


Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media ka akuzuar pushtetin se po shtet identitetin, kombin dhe gjuhën maqedonase.

Nga kjo parti thonë se Zoran Zaevi sërish ka mashtruar opinionin për marrëveshjen me Greqinë. Sipas tyre, marrëveshja do ta ndërrojë historinë, identitetin dhe gjuhën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E ardhmja e këtij populli ndërtohet me vepra, mund, reforma dhe punë, jo me shitje të interesave kombëtare dhe shtetërore. Evropa është familje e shteteve dhe popujve të barabartë, të partnerëve me dinjitet dhe respekt të ndërsjellë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata në fund thonë se Zoran Zaev nuk është personi për Maqedoninë në Evropë dhe as nuk përfaqëson vlerat evropiane./Telegrafi/

Baby Boo