‘O kryetar ty të duhen 4 nuse’, Anita Haradinaj tregon si u njoh me kryeministrin


“Unë kam jetuar në Tiranë dhe në kohën e luftës ishin mediat dhe gazetarët e huaj në Tiranë. Nga Tirana shkonin në kufi me Morinën për të raportuar nga zonat e luftës. Unë atë kohë u bëra përkthyese e një ekipi të televizionit suedez. Isha 17 vjeç. Shkova me gazetarët dhe reporterët tek kufiri. Ata donin të hynin në zonën e luftës por një ushtar i ri thoshte që nuk mund të futeshim sepse është rrezik dhe nuk lejon komandanti. Unë e pyesja kush është komandanti. Ai më tha është Ramushi. Ma thërrit këtu Ramushin i thashë. Unë e imagjinoja Ramushin shumë të madh, 2 metra burrë, me mustaqe si Skënderbeu. Por komandanti nuk erdhi të më takonte.
Këshilla për Marketingun

Më pas Ramushin e takova kur ishte i ftuar në Koha vision dhe unë punoja aty. Ramushi djalë i ri, i dobët, kur e pashë i thashë unë të kam menduar të madh, ti qenke i ri. Jemi njohur pastaj edhe në punë se isha gazetare terreni dhe shkoja shpesh tek partia që përcillja ngjarjet. Një ditë Ramushi fton babain tim në shtëpinë e tij sepse njiheshin. Babai më mori dhe mua. Atje ishin mbledhur nja 20 miq e mikesha të Ramushit. Thashë ta ngacmoj pak dhe i thashë o kryetar ty t’u dashkan nja 4 nuse për gjithë këtë shtëpi. Një si ti boll më del tha”, tregoi Anita.

Baby Boo