Nxori në shitje fustanin e nusërisë, anglezja zhduket në mënyrë të mistershme – jepen detajet e ngjarjes!


Kishte nxjerrë në shitje një fustan nusërie të papërdorur, pak javë para se të zhdukej pa gjurmë. E fundjavën e lënë pas, 28-vjeçarja angleze Samantha Eastwood, u zhduk krejt papritur.

Sipas mediave, ajo u pa për herë të fundit në orën 07.45 të së premtes së 27 korrikut, kur përfundoi turnin e punës në Royal Stoke University Hospital, ku punonte si gjinekologe.

Këtë të martë, policia ndaloi një person i cili mendohet se mund të ketë gisht në zhdukjen e Samantha, pasi mendohet se mund ta kishte rrëmbyer, por pas marrjes në pyetje u la i lirë.

Policia kontrolloi shtëpinë e saj në Baddeley Green, të Stoke-on-Trent, Angli, përcjell noa.al. U konstatua se makina e saj ishte parkuar në anë të shtëpisë, ndërkohë që sipas fqinjëve, nuk e linte asnjëherë aty, por në anën tjetër të rrugës.

Ndërkohë një fqinj deklaroi se kishte dëgjuar një ulërimë rreth orës 14.00 të së premtes. Bazuar në dëshmitë e banorëve të zonës, Samantha deri para disa kohësh jetonte me një burrë shumë më të madh në moshë.

Xhaxhai i saj, Barry Eastwood, 61 vjeç deklaroi se Samantha ishte në prag të martesës. por shkoi keq dhe u anulua gjithçka.

Në postimin e fundit në Facebook, Samantha kishte nxjerrë në shitje për 400 sterlina fustanin e nusërisë “Alfred Angelo Wedding Dress”.

Baby Boo