Arr*atisen gjashtë të bu*rgosur, përmes një tuneli që e kishin hapur me lugë


Autoritetet izraelite kanë nisur një kërkim masiv pasi gjashtë të bu*rgosur palestinezë u arr*atisën nga një nga bu*rgjet më të sigurta të vendit brenda natës.
Burrat besohet se kanë hapur një tunel nga qelia e tyre gjatë disa muajve, tunel ky që çonte në një rrugë jashtë mureve të bu*rgut “Gilboa”. Të bu*rgosurit për të gërmuar kishin përdorur lugë të ndryshkur.

Zyrtarët u njoftuan nga fermerët, të cilët i vunë re ata duke vrapuar nëpër ara.
Të arr*atisurit përfshijnë një ish-udhëheqës të grupit militant të Brigadës së Dëshmorëve Al-Aksa dhe pesë anëtarë të Xhihadit Islamik.

Një zyrtar i shërbimit të bu*rgut izraelit e përshkroi arr*atisjen si një dështim të madh të sigurisë dhe inteligjencës, ndërkaq grupet militante palestineze e përshëndetën atë si diçka heroike.
Shërbimi i sigurisë, Shin Bet, ndërkohë tha se besonte se ata kishin qenë në kontakt me njerëz jashtë bu*rgut duke përdorur një telefon celular të kontraba*nduar.

Baby Boo