Nxënësit e shkollës “Yahja Kemal” – Tetovë promovojnë robotin për dezinfektim (VIDEO)


Shkolla “Yahja Kemal” nga Tetova ka promovuar robotin për dezinfektim, duke dhënë kështu kontributin e saj në luftën kundër virusit korona.
Pedagogët dhe nxënësit e shkollës “Yahja Kemal” nga Tetova sot promovuan projektin “Dezinfektimi automatik” me të cilin ato japin një kontribut të veçantë në përballjen me pandeminë globale.

Bëhet fjalë për një robot për dezinfektim i cili funksionon përmes senzorëve të cilët aktivizohen e afrimit në distancën prej një metro dhe sinjalizojnë pjesët tjera të robotit për të kryer procesin e dezinfektimit.
Ky projekt realizohet me angazhimin e nxënësve të kësaj shkolle në garat e zhvilluara në Rumani dhe Shqipëri ku kanë marrë vendin e parë. Puna e kësaj shkolle është një shembull i mirë për të gjitha institucionet shkollore dhe universitare se si duhet të angazhohemi për tejkalimin e situatave të vështira me përmasa globale.

Baby Boo