Shumë pritje, pak realizime të investimeve kapitale


Realizimi i dobët i investimeve kapitale prej 30% këtë vit për momentin është rezultat i planifikimit shumë optimist të këtyre shpenzimeve- vlerësojnë ekspertët. Nga Instituti i analizave financiare “Finance Think” shprehen se dështimi i këtillë mund të sjellë probleme serioze prandaj autoritetet duhet t’i detektojnë menjëherë dhe t’i tejkalojnë sa më shpejtë. Në të kundërtën, pasoja mund të ketë ndaj tërë ekonomisë.

“Në vend që të ketë “fryrje” të shpenzimeve kapitale, nevojitet që të orientohemi drejt rritjes, drejt efikasitetit së shpenzimeve të mjeteve publike, por gjithashtu edhe drejt efikasitetit nga aspekti i prioritetit të shpenzimeve kapitale pikërisht në ato drejtime që mund të sjellin zhvillim më të madh ekonomik”- deklaroi Bllagica Petreski- “Finance Think”.

Niveli prej 30% realizim të investimeve kapitale është sepse në gjysmën e parë të vitit bëhen punët përgatitore për projektet ndërsa në pjesën e dytë të vitit punët përmbyllëse. Kështu zv-kryeministri i ekonomisë Fatmir Bytyqi e sqaron realizimin e dobët. Sipas tij, tashmë për 4% është rritur realizimi dhe njofton se ky vit do të jetë rekord për projektet e ndërtuara kapitale.

“Parashikimi im është se deri në fund të vitit do të jetë…siç është rekordi në investimet e buxhetuara kapitale, ashtu do të jetë vit rekord ku do të ketë zbatim të shpenzimeve kapitale”- pohoi Fatmir Bytyqi- zv/kryeministër i ekonomisë.
Për VMRO DPMNE-në opozitare, niveli i ulët i investimeve kapitale është dëshmi se pushteti nuk bën asgjë. Aku*zojnë se nuk ka rrugë të reja, shkolla të reja, spitale, por se ka furnizim të mobileve të reja dhe automjeteve të shtrenjta zyrtare.

“Përkundër të dhënave zyrtare për realizimin e investimeve kapitale, autoritetet lokale dhe qendrore një muaj para zgjedhjeve lokale tentojnë ta përmirësojnë përshtypjen para qytetarëve se realizojnë projekte që janë shumë të rëndësishme për qytetarët. Por, ajo që është zyrtare është se madje 16 institucione kanë ZERO realizim të investimeve kapitale dhe madje rreth 30 janë nën 10% realizim”.

Baby Boo