Nxënësit e Medresesë kërkojnë akreditim për t’u regjistruar në universitete


Nxënëset e medresesë së vajzave “Isa Beu” në Tetovë marshuan nga medreseja deri tek Myftinia e Tetovës, për të shprehur pakënaqësinë e tyre, për mos njohjen e medresesë si shkollë e mesme. Ato kërkojnë nga Myftinia të zgjidh këtë problem pasi pavarësisht shkollimit katërvjeçar nuk mund të regjistrohen në universitetet e vendit. Nxënëset sot tentuan të deponojnë bashkë me prindërit e tyre edhe një kërkesë në myftininë e Tetovës, por hasën në dyer të mbyllura.

A mundet që medresantët pas përfundimit të medresesë si krejt nxënësit të regjistrohen në universitetet publike dhe private? Sigurisht përgjigjja është jo. Kërkesat tona, hasin në veshë të shurdhër nga Riaseti i BFI-së në vendin tonë, por edhe nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria. Sot ne po marshojmë që gjithë ju të dëgjoni zërin tonë. Mjaftë ishte. Duam drejtësi duam arsimim të barabartë si gjithë bashkë moshatarët tanë”, tha Esra Iljazi, medresante.

E shihni edhe vet, pro*testa është lajmëruar që dje, ka qenë i njoftuar edhe myftiu edhe zëvendësi por e shihni arkivi është i mbyllur, nuk ka askush për ta dorëzu kërkesën. Por nuk e lejmë me kaq, ne do vazhdojmë”, pohoi Nusret Iljazi, prind.
Vendimi për akreditimin e Medresesë së vajzave “Isa Beiu” është miratuar disa herë, por pa asnjë sqarim, i njëjti vendim, pas dy apo tre vitesh është anuluar.

Baby Boo